Ish-kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar lidhur me ngjarjen e Elbasanit, ku para zgjedhjeve mbeti I vrarë Pjerin Xhuvani. Duke u ndalur tek masakra zgjedhore, dhe vendimi I gjykatës për të marrë nën hetim 8 punonjës policie për veprat akuzat e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Deklarimit të rremë”, për Basha kjo vërteton se kryeministri Edi Rama ka përdorur policinë për të mbrojtur blerjen e votave.