Gjykata e Tiranës pritet të shpallë në datë 9 dhjetor vendimin për autorin e dyshuar të vrasjes së Martin Canit dhe plagosjen e bashkëmoshatarir të tij Luis Meçja, nëntorin e vitit të kaluar. Gjatë seancës këtë të enjte, mbrojtja ligjore e 15-vjeçarit kërkoi rikualifikim të veprës penale për të miturin Marjo Përlleshaj nga “vrasje në rrethana cilësuese” në “vrasje në kushtet e tronditjes së fortë psiqike”.