Policia greke ka vënë në pranga një 23 vjecar shqiptar, si autor i dyshuar i vrasjes së 39 vjecarit shqiptar Pëllumb Islami, në një lokal në Athinë, ngjarje e ndodhur në shkurt të këtij viti. 23 vjecari i arrestuar është pjesë e grupit kriminal L, të cilët qëlluan me breshëri plumbash drejt lokalit ku ndodhej Issmali dhe u larguan me një automjet tip Jeep të zi. I riu do qëndrojë në paraburgim derisa të thirret në gjykatë, ku do I komunikohen akuzat dhe do jepet dënimi për krimin e kryer.