Autoritetet italianë kanë arritur të vënë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së 49-vjeçares shqiptare, Sadjide Muslija në Ankona, ngjarje e regjistruar më 3 dhjetor në Ancona. Nazif Muslija, nga Maqedonia e Veriut u arrestua pasi u zbulua nga një gjuetar në një zonë të pyllëzuar pasditen e së 4 dhjetorit (2025).