Gjykata e Apelit ka lënë në burg tre fëmijët e Pëllumb Metës, i cili u vra në Shënavlash të Durrësit më 10 shkurt. Pasi vajza e tij Hygerta Meta ka pranuar krimin, dy djemtë e tij, Hysen dhe Amarildo kërkuan ndryshimin e masës së arrestit me burg në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, por kërkesa e tyre u rrëzua nga Gjykata e Apelit.