Top Channel/ Rikthehen protestat e dhunshme në Iran, studentët ngrihen kundër qeverisë
22/02/2026 22:10

Rikthehen protestat masive kundër regjimit në Iran. Mijëra studentët iranianë u ngritën kundër Qeverisë së vendit të tyre, duke u përballur me forcat e sigurisë pranë një universiteti në Teheran. Protesta shpërtheu më 21 shkurt pranë Universitetit “Sharif”, ndërsa studentët u përballën me ushtarë nga Basij, një forcë vullnetare paraushtarake që ka luajtur rol të madh në shtypjen e protestave të mëparshme politike. Në videot e publikuara, studentët e disa universiteteve dëgjoheshin duke brohoritur “Turp, turp”, ndërsa shiheshin duke valëvitur flamurin kombëtar iranian. Demonstratat përkuan me qindra ceremoni që janë mbajtur në mbarë vendin këtë javë për të përkujtuar njerëzit e vrarë gjatë përplasjeve të mëdha me forcat e sigurisë në janar. Të paktën 7.000 njerëz u vranë gjatë protestave mbarëkombëtare që shpërthyen në fund të dhjetorit 2025, sipas grupeve për të drejtat e njeriut, megjithëse besohet se numri i vërtetë i viktimave është dukshëm më i lartë. Shumica e vrasjeve raportohet se ndodhën nga 8 deri më 10 janar, në kulmin e shtypjes së protestave. Protestat, të cilat janë zbehur prej atëherë, ishin ndër më të mëdhatë në Iran që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979. Protestat kanë tërhequr vëmendje botërore dhe dënime për shtypjen brutale nga forcat qeveritare. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Teheranin kundër dhunës së mëtejshme ndaj demonstruesve dhe ka kërcënuar me veprime ushtarake kundër regjimit.

Top Channel/ “Shqipëria është më shumë narkoshtet se Kolumbia” Berisha në mbledhjen e PD
04/11 20:34
Top Channel /Shpërthimi shemb pallatin në Elbasan.Ndërron jetë një e moshuar, tetë persona në spital
04/11 20:31
Top Channel /Shpërthimi në Elbasan, dyshime për bombol gazi policia ende pa konkluzion përfundimtar
04/11 20:19
Top News- Vrau çiftin e të moshuarve në Dropull, 30 vite burg për autorin e ngjarjes
04/11 20:09
Top Channel /Veliaj publikon ditarin e burgut Kryebashkiaku rrezon lidhjen me protestat
04/11 19:59
Top Channel /Burg 30 vite për dy vrasje I mori jetën dy të moshuarve në Dropull
04/11 19:56
Top Channel /Vrasje në gjueti Fushë-Sopot, shoku qëllon me armë 29-vjeçarin gjatë gjuetisë në mal
04/11 19:52
Top Channel/ Protesta para Kryeministrisë, tensione mes protestuesve dhe policisë, disa shoqërime
04/11 19:24
Top News-2 të arrestuar për drogë në Tiranë/Sekuestrohen pistoleta me zara metalikë dhe sasi kokaine
04/11 18:23
Top Channel/ Shpërthim në një pallat, kryebashkiaku i Elbasanit: Një 69-vjeçar ende nuk është gjetur
04/11 17:29
Top News – Shpërthen pallati në Elbasan, një e vdekur dhe 10 të plagosur
04/11 17:09
Top Channel/ Europa feston humbjen e Trump/ Demokratët marrin kontrollin e Kongresit
04/11 17:02
Top Channel/ Shpërthimi në Elbasan, bie kati i pestë, tre kate pallati bashkohen me njeri tjetrin
04/11 16:43
Top Channel/ Katër shqiptarë në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri është në avantazh!
04/11 16:40
Top Channel/ “Ishte si bombë”! Shpërthimi në Elbasan, banori: U hodha nga ballkoni
04/11 16:23
Top News – ‘Vlerësohemi më lart se kurrë’. Rama për raportin e progresit, ‘po kemi ende shumë punë’
04/11 16:21
Top Channel/ Kushtetuesja “blindohet”. Pas protestave, tender 1.6 mln për alarmet kundër zjarrit
04/11 16:20
Top Channel/ Buxheti 2027, TVSH për bizneset mbi 5 mln lekë, taksë për 40 mijë apartamente bosh
04/11 16:20
Top News – Babanë nuk e vrau ariu. Policia arreston djalin e viktimës, në pranga edhe gruaja
04/11 16:19
Top News- KE publikon raportin e progresit. Shqipëria e orientuar drejt BE, por ka ende problematika
04/11 16:18