Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Posaçëm për Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçajn, të dyshuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e shënuar më 27 gusht të vitit 2019. Ilir Selmani u dënua më 16 nëntor të vitit 2023 me vendim të formës së prerë me 28 vite burg, ndërsa vendimi i shkallës së parë për Elvis Gaçaj u prish në atë kohë nga Apeli i Posaçëm, i cili vendosi ta rikthejë çështjen për rigjykim në GJKKO.