Nëna e Mark Samsonit, 23-vjeçarit të akuzuar për vrasjen e ish-të dashurës së tij shqiptare, Ilaria Sula është dënuar me dy vite burg për fshehjen e kufomës pas krimit. Ajo akuzohet se ka ndihmuar djalin e saj të fshehë trupin e Ilarias pas vrasjes që ndodhi më 26 mars të këtij viti. Gjyqtari miratoi marrëveshjen e pranimit të fajësisë, duke i dhënë nënës së autorit një dënim me kusht.