Organet e drejtësisë kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim edhe një bashkëpunëtor tjetër për vrasjen e Hekuran Billës. Mësohet se personi që po kërkohet, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije për shkak të hetimit, është nga Shkodra dhe dyshohet të jetë personi që ka siguruar makinën e përdorur nga autorët për t’u larguar nga zona e Pezës, pasi dogjën makinën Mercedes që u përdor për vrasjen.