Është shtyrë sërish seanca e radhës e gjykimit paraprak në Gjykatën e Korçës, ndaj vrasjes së 42-vjeçarit Egli Proga në Pogradec më 10 gusht të vitit 2024. Të akuzuarit, kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, në seancën gjyqësore të zhvilluar më shumë se dy orë. Denis Meçe, i akuzuar për vrasje të kryer në bashkëpunim, kërkoi veçimin e çështjes nga të akuzuarit e tjerë dhe gjykim të shkurtuar. Të njëjtën kërkesë kanë paraqitur para gjykatës edhe 4 të akuzuarit e tjerë