Top News – Vrasja e dy të rinjve/ Arrestohet babai i Daniel Pepajt
09/10/2020 11:09

Është arrestuar nga policia, Rrok Pepaj, babai i Daniel Pepajt, I autorit të dyshuar për vrasjen e dy të rinjve në Malësinë e Madhe. Prej mbrëmjes së djeshme ai ndodhej në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës i thirrur si dëshmitar i cili kishte dijeni për ngjarjen. Pas marrjes në pyetja nga ana e oficerëve, Rrok Pepajt i është komunikuar akuza e kultivimit të kanabisit. Kujtojmë që ishte pikërisht Rrok Pepaj ai i cili ditën e enjte orientoi policinë drejt parcelave të kanabisit pranë fshatit Vrith, në Malësinë e Madhe, ku edhe u gjetën trupat e pajetë të Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj. Dy të rinjtë dyshohet se janë vrarë nga Daniel Pepaj, pas një konflikti për kanabisin. Deri më tani motivi i kësaj ngjarje të rëndë dyshohet të jetë një sasi kanabisi e vjedhur nga Daniel Pepaj. Vilson Çutaj dhe Klement Pepajt ishin ekzekutuar me armë zjarri tip kallashnikov, ku trupi i Vilsoni ishte i bërë shosh nga plumbat. Ndërkohë Klement Pepaj kishte marrë disa plumba në shpinë. Në kërkim është Daniel Pepaj, autori i dyshuar i kësaj vrasje të dyfishtë. Policia ka rinisur kërkimet për tre të rinjtë e zhdukur që prej 3 tetorit kur edhe u be denoncimi nga familljarët. Sipas banorëve të zonës tre të rinjtë Vilson Çutaj dhe Klement e Danjel Pepaj, që janë kushërinj të parë kanë pasur një konflikt mes tyre para se të zhdukeshin. Danjeli sipas burimeve është rrahur nga Vilsoni dhe Klementi në Bajzë. Gjithçka ka ndodhur për një sasi kanabisi të vjedhur nga parcelat që të rinjtë kishin mbjelle në atë zonë. Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj akuzonin Danjel Pepajn se u kishte vjedhur parcelën. Fillimisht Danjeli ka mohuar se është ai autori i vjedhjes së parcelave me kanabis, por pas dhunimit është detyruar që të thotë po. Mësohet se Danjel Pepaj ka patur parcelën e tij me kanabis, ndërsa Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj dyshohet se kanë patur një parcele veçmas. Më pas të rinjtë janë larguar së bashku nga fshati, por disa krisma automatiku dhe fakti që Danjel Pepa është parë i armatosur kanë ngritur dyshime se mos ai i kishte ekzekutuar dy të rinjtë që e dhunuan, gje qe per fat te keq rezultoi e vertete me gjetjen e trupave te pajete.

Top Channel/ Tre javë zjarre në Spanjë. Sanchez propozon një “pakt kombëtar” përballë situatës
17/08 22:41
Top Channel/ Turqia, alarm nga zjarret. 7 fshatra të evakuuar. U shkrumbuan 110 mijë hektarë tokë
17/08 22:39
Top Channel/ Rubio: Paqja mund të mos vijë. Sekretari i rikthehet tezës së sanksioneve për Moskën
17/08 22:31
Top Channel/ BE me plan në Washington. Zelensky i frikësuar para takimit me Putin
17/08 22:29
Top News – Trump harroi menynë te printeri. Agjenda e takimit me Putin u gjet në një hotel në Alaska
17/08 21:00
Top News – Europa udhëton me Zelenskin në SHBA. Starmer, Macron e Merz do jenë te takimi me Trump
17/08 21:00
Top News – SHBA ndalon vizat për palestinezët. DASH merr vendim pas lobimit të ekstremistëve
17/08 20:24
Top Channel/ Vr*sja në Maliq. Autori pendohet, por mbetet në burg
17/08 20:15
Top Channel/ Testimi i mjekësisë zgjat 5 ditë. Në garë 500 studentë
17/08 20:13
Top News – Vrau bashkëmoshatarin. Pendohet 14-vjeçari, gjykata e lë në burg bashkë me të atin
17/08 19:54
Top Channel/ Polici hero Alfred Zhupani rrezikon jetën për të shpëtuar të moshuarën në Gramsh
17/08 19:51
Top Channel/ Europa në krah të Zelenskyt! Trump planifikon takim trepalësh me Putin
17/08 19:43
Top Channel/ Shqiptarët“lamtumirë”Anglisë! Ulje drastike në azil-kërkim, zbulohet sa viza u aprovuan
17/08 19:41
Top Channel/ V*asja në Korçë, gjykata jep masat për të akuzuarit! Flet avokati
17/08 18:01
Top Channel/ Kardiokirurgjia e re/ Do të hapet spitali i ri me dy shërbime të rëndësishme në QSUT
17/08 15:16
Top Channel/ Masa për vr*sjen e 14-vjeçarit/ Nis seanca në Korçë për masën e sigurisë ndaj autorit dhe pesë personave të tjerë
17/08 15:06
Top News- Vr*sja e 14-vjeçarit në Korçë, të arrestuarit mbërrijnë në gjykatë
17/08 14:49
Top News- Konflikt i dhunshëm në Durrës/ Plagoset në kokë një person, autori në pranga
17/08 14:46
Top News- Bllokohen 35 mjete lundruese/ Kontrolle nga Komani në Ksamil, gjobiten drejtuesit
17/08 14:45
Top Channel/ Vrasja me thikë e 14-vjeçarit në Maliq/ Të arrestuarit mbërrijnë në gjykatë, sot seanca
17/08 14:09