Dy muaj pas vrasjes së çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci në fshatin Balldren të Lezhës, policia ka arrestuar një 40-vjeçar të shpallur në kërkim pasi dyshohet se përkrahu tre autorët e dyshuar të krimit. Besnik Kolndreu u ndalua në Ulqin nga policia malazeze dhe më pas u deportua drejt territorit shqiptar. 40-vjeçari ishte shpallur në kërkim në zbatim të vendimit të Gjykatës së Lezhës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj tij.