Një burrë i arrestuar për vrasjen e 36 vjeçarit me origjinë shqiptare, Flamur Beqiri, ka mohuar që krimi të jetë i organizuar. Kickboxeri Anis Fouad Hemissi dyshohet se ka vrarë Beqirin në prag të shtëpisë së tij dhjetorin e vitit të shkuar. Flamuri, i cili ishte 36 vjeç u qëllua 10 herë para gruas së tij Debora Krasniqi dhe fëmijës së vogël rreth orës 9:00 të 24 dhjetorit të vitit 2019.