Detaje të reja kanë dalë për vrasjen e 39-vjeçarit Bledar Dedjas në Asolo të Italisë. Trupi i pajetë i të riut u gjet në pyllin e Padernos në Itali të dielën e 21 janarit, por dyshohet se vrasja e tij të jetë kryer në orët e pasdites vonë të 20 janarit 2024. Hetuesit dyshojnë se mes viktimës dhe autorit të ketë pasur një takim që përfundoi keq. Bledari ka tentuar ti shpëtojë vrasësit duke u larguar gati 100 metra nga Mercedezi i tij, i gjetur pranë vendit ku ndodhi krimi, shkruajnë mediat italiane.