Deputeti demokrat Ervin Salianji ka hedhur akuza ndaj qeverisë dhe partisë socialiste, se mbron dhe u jep pushtet kriminelëve në kurriz të qytetarëve. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, duke rikthyer një fjalim të rreth 1 viti më parë të mbajtur në parlament, Salianji drejton gishtin nga qeveria për vrasjen në Vlorë të një inxhinieri nga i biri i një prej antareve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.