Top News-Vrasja e biznesmenit në Sarandë/ Gjyqtari kundërshton prokuroren: Kërkon vepra më të rënda
11/05/2026 21:50

Gjykata e Sarandës caktoi masat e sigurisë ndaj 31-vjeçarit Kostandin Vogli dhe 50-vjeçarit Tori Ruci alias Viktor Ruci, të ndaluar si të përfshirë në ngjarjen ku mbeti I vrarë 66-vjeçari Rexhep Ismaili. Fillimisht u zhvillua gjyqi ndaj 50-vjeçarit Viktor Ruci, I cili ishte dhe personi që kishte konfliktin me autorin e dyshuar për një Beach-Bar në bregdetin e Bashkisë Himarë/ Ruci I cili u ndalua nga policia të shtunën do të qëndrojë në arrest shtëpie. Ai akuzohet për veprën penale Moskallëzimi I krimit, Më pas gjyqtari Mikel Hysometaj bashkë me prokuroren e çështjes Armida Kaçi u zhvendosëm në spitalin “Petro Nako” të Sarandës, ku mbahet i shtruar nën masa të forta sigurie, 31-vjeçari Kostandin Vogli, I cili mbeti I plagosur me armë zjarri në këmbë gjatë konfliktit të para pak ditëve. Gjatë seancës pati mosdakordësi mes gjyqtarit dhe prokurores për shkak të akuzave të ngritura prej kësaj të fundit. Në ndryshim nga prokuroria që e akuzon 31-vjeçarin për “Moskallzim i krimit”, “Shkatërrim i pronës” kryer në bashkëpunim dhe “Kanosja” gjyqtari Mikel Hysometaj ndau një qëndrim të kundërt pasi mbi bazën e akteve të paraqitura, organi I akuzës duhet të kishte ngritur veprat penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Moskallëzim i krimit” dhe “Shkatërrimi i pronës” kryer në bashkëpunim.

Top Channel/ Betejë zjarr-gaz te Kryeministria! Sërish kaos në Tiranë, “luftë” mes palëve
25/10 22:48
Top News- 13 ditë protestë në Tiranë/ Jo dialogut me kryeministrin, gurë drejt policisë
25/10 22:30
Top News – Tifozi i ‘TKZ’ rrezikon syrin. Kreu i fshf mesazh për 28 vjeçarin e lënduar në protestë
25/10 22:00
Top News- ‘Shpenzimet u mundësuan nga shteti’/ Rama repliklon me motrën e protestuesit të plagosur
25/10 21:00
Top Channel/ Thyhen xhamat e Kuvendit, një grup të rinjsh sulmuan katin e parë, policia s’reagoi
25/10 20:17
Top Channel/ Incidentet në protestë, të rinjtë hodhën sërish gurë dhe përplasen me policinë
25/10 20:16
Top Channel/Studentët & dialogu në 2 epoka, krahasimi me të rinjtë e viteve 1990 sonte në Exclusive
25/10 19:57
Top Channel/ Mbërrin në Itali Erjon Vishkulli, Rama replikë me motrën e të riut për kurimin jashtë
25/10 19:45
Top News- Dita e 13-të e protestës, të rinjtë hedhin kapsollë para kryeministrisë
25/10 19:33
Top Channel/ Përplasje e ashpër pranë Kryeministrisë/ Policia përdor spraj me piper drejt protestuesve
25/10 18:54
Top Channel/ Protestuesit i heqin pllakat metalike bizneseve, sulmojnë një bankë të nivelit të dytë
25/10 18:28
Top Channel/ Hidhen gurë drejt Kryeministrisë, policia ndërhyn me ujë e gaz, nisin shoqërimet
25/10 18:17
Top Channel/ Polici preket nga fjalët e protestuesit: Vendosim maskën që të mbrohemi nga ju
25/10 17:13
Top Channel/ Nis hedhja e kapsollave para Kryeministrisë, policia bën gati autobotet e ujit
25/10 16:58
Top News- ‘Sigurova transportin me avion charter’/ Rama flet për plagosjen e të riut më plumb gome
25/10 15:34
Top Channel/ Elbasan, thahen qershitë/ Thatësirat e zgjatura, dëmtohen gjysma e pemëve
25/10 15:26
Top Channel/ Protestë te ministria e Arsimit/ Të rinjtë mblidhen sërish për protestë, policia…
25/10 15:25
Top Channel/ Shiu prish planet e protestuesve/ Të rinjtë mblidhen para ministrisë së arsimit
25/10 15:24
Top News- 28-vjeçari niset drejt Italisë/ Mjekët: Duhet të kryhet një ndërhyrje e dytë në sy
25/10 15:22
Top News- Postimet në Facebook e maskimi në protesta/ Rama prezanton paketën e re kundër dhunës
25/10 15:11