Policia gjeti këtë të hënë në fshatin Mirakë një makinë të djegur tip Audi që dyshohet se u përdor nga autorët e ekzekutmit të biznesmenit 43-vjeçar Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla. Gjatë kontrollit të mjetit mësohet se agjentët e kriminalistikës gjetën dhe një armë tip pistoletë që dyshohet se u përdor nga vrasësit për të kryer krimin. Mjeti u dërgua për ekzaminim të mëtejshme me qëllim gjetjen e ndonjë gjurme që mund të çojë në identifikimin e vrasësve.