Pas një pune intensive për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të implikuar në vrasjen e shtetasit Ardian Nikulaj, të kryer në Shëngjin, më datë 19 prill 2023, policia bën me dije se është bërë i mundur lokalizimi dhe kapja në një banesë në Londër e Harry Simpson, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë. Ky është shtetasi i fundit i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor për kryerjen e kësaj vrasjeje.