Top News- Torturuan 500 civilë në Malishevë/ Serbi dënohet me 12.5 vite burg për krime lufte
03/02/2026 16:38

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 12 vite e gjashtë muaj burgim për krime lufte në Panorc të Malishevës, shtetasin serb Sërgjan Lazoviq. Aktakuza ndaj tij ishte ngritur më 2024 nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Lazoviç akuzohet se 3 shtatori i vitit 1998 deri më 5 tetor të po atij viti, në fshatin Panorc të Malishevës, si person me uniforme, së bashku me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, kanë arrestuar ndaluar, torturuar, keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht rreth 500 civilë. Prokuroria ka argumentuar se banorë të fshatrave të Malishevës dhe Klinës u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre, duke shkuar në drejtim të bjeshkëve të fshatit Panorc dhe me të arritur aty, civilët hasën në një postbllok të forcave policore serbe. Aktakuza thotë se forcat serbe fillimisht i ndan burrat nga gratë dhe fëmijët, duke i urdhëruar këta të fundit që të largoheshin. Sipas organit të akuzës 500 burra shqiptarë u arrestuan dhe u dërguan në drejtim të shkollës së fshatit dhe rrugës u keqtrajtuan dhe rrahën.

Top Channel/ Diskutohet projektligji për buxhetin 2027 për mjedisin, infrastrukturën dhe ekonominë
02/11 10:25
Top Channel/ Protesta në ditën e 20-të. Të rinjtë marshuan nga Ministria e Arsimit te Kryeministria
01/11 23:07
Top Channel/ “Gen Z” shkund Europën. Molotovë dhe përplasje me policinë nga Franca në Gjermani
01/11 23:05
Top Channel/ Trafik i rënduar në Balldren-Milot. Fundjava sjell sërish radhë e kaos në qarkullim
01/11 22:20
Top Channel/ Aksident i trefishtë në Lushnje. Nga përplasja e mjeteve në seri u bllokua edhe rruga
01/11 22:16
Top Channel/ Iliana Yotova, fiton në Bullgari. Mund rivalin pro-perëndimor
01/11 22:15
Top Channel/ Tragjedia që përmbysi pushtetin. Në Novi Sad kërkohet vënia e drejtësisë
01/11 22:14
Top News- “Mund të qëndrojë sa të dëshirojë”, Trump del në krah të senatorit brazilian në arrati
01/11 21:30
Top News- Putin gati të flasë me Zelenskyn! Zbulohet si mund të nisin negociatat për fundin e luftës
01/11 21:15
Top Channel/ Aksident i shumëfishtë në Lushnjë, një automjet i përmbysur në rrugë, tre të lënduar
01/11 20:56
Top New- Fundjava ‘paralizon’ aksi Balldren-Milot, kolona kilometrike automjetesh
01/11 20:45
Top News- “Do t’ju godasim kudo në botë!”, Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin, nxjerr ushtrinë
01/11 20:35
Top News- Shpërthen Erion Braçe- Jo, nuk është e vërtet që biznesi vogël do paguajë taksë
01/11 20:31
Top Channel / Portreti i veçantë i gruas shqiptare. Abazi përdori 4 mijë metra fije, 13 mijë thumba
01/11 19:59
Top Channel / SHBA, ethe para zgjedhjeve. 52 milionë vota paraprake. Fushata 11.6 mld dollarë
01/11 19:54
Top Channel / Kosovë, vret djalin dhe mbesën. Arrestohet 65-vjeçari, nuk dihen shkaqet
01/11 19:52
Top Channel / Rama: Administrata do monitorohet. Prezanton “Pasqyrë Albania”
01/11 19:43
Top Channel / Mielli, AKU mangësi në kontrolle. Raporti i KLSH: U importuan 2.1 mln tonë drithëra
01/11 19:35
Top Channel / Buka, ekspertët ngrenë alarmin: Produkt i cilësisë së ulët, bëhet me ngjyrues
01/11 19:32
Top Channel/ Fluks i lartë automjetesh, trafik i rënduar në aksin Balldren-Milot
01/11 18:55