Top Channel/ Mbetjet e rrezikshme të “Kurum”, arrestohen drejtues të kompanis dhe zyrtarë shtetërorë
03/02/2026 19:50

Një operacion i gjerë policor është zhvilluar në Durrës, Elbasan dhe Tiranë, duke shënuar një fazë të re në hetimet për skandalin e mbetjeve industriale të rrezikshme të kompanisë turke Kurum. Policia po zbaton masat e sigurisë të vendosura nga Gjykata e Durrësit, në kuadër të dyshimeve për kontrabandë të mbetjeve të rrezikshme jashtë vendit, falsifikim i dokumenteve, pastrim i produkteve të veprimtarisë kriminale, kontrabandë nga punonjës doganorë, si dhe shpërdorim i detyrës. Me kërkesë të Prokurorisë, janë firmosur 33 masa sigurie ndaj personave të dyshuar për përfshirje në këtë çështje. 26 prej tyre janë arrest me burg, ndërsa 7 persona janë vendosur në arrest shtëpie. Deri më tani, janë ekzekutuar 28 masa, ndërkohë që operacioni vijon për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim. Sipas Prokurorisë, masat e sigurisë përfshijnë administratorë dhe përfaqësues të kompanisë Kurum, si dhe të kompanive Sokolaj, Alliance Resource shpk dhe Bajrami N shpk, por edhe zyrtarë shtetërorë. Mes tyre është edhe ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Arta Dollani, ndaj së cilës është vendosur masa e arrestit shtëpie, si dhe doganierë, inspektorë mjedisi në Portin e Durrësit dhe menaxherë të kalatës lindore, nën administrimin e koncesionarit gjerman. Zhvillimet vijnë pas mbërritjes nga Italia të rezultateve të analizave laboratorike për mostrat e 2800 tonë mbetjeve të sekuestruara. Analizat tregojnë se mbetjet janë të dëmshme dhe potencialisht kancerogjene për shëndetin e njeriut, me përqendrime të substancave të rrezikshme, mbi normat e lejuara. Bëhet fjalë për pluhur të grumbulluara nga sistemet e filtrimit te gazrave të furrave eletrike të çelikut. Këto rezultate dëshmojnë një rrezik serioz për shëndetin e njeriut dhe mjedisin. Në këtë fazë, hetimi është përqendruar edhe te roli i institucioneve shtetërore, konkretisht Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Dogana e Durrësit dhe aktorët e tjerë. Sipas Prokurorisë së Durrësit, janë konstatuar shkelje të rënda të legjislacionit mjedisor nga kompanitë Kurum International dhe Sokolaj, si edhe nga institucione që kishin për detyrë kontrollin dhe monitorimin e procesit. Hetimet lidhen me eksportimin e 102 kontejnerëve me mbetje të rrezikshme që u nisën nga Durrësi drejt Tajlandës, të cilat u kthyen më pas në Shqipëri pas një sinjalizimi nga OLAF dhe Rrjeti i Bazelit, që monitoron lëvizjen ndërkombëtare të mbetjeve të rrezikshme. Sipas Prokurorisë, dyshohet se janë kryer një sërë veprimesh për fshehjen e llojit të vërtetë të mbetjeve, me qëllim eksportin e tyre, duke ju shmangur detyrimeve ligjore parashikuar në legjislacionin vendas dhe ndërkombëtar për menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme. Po ashtu, eksporti dyshohet se është kryer pa autorizimin e Ministrit të Mjedisit, siç e parashikon ligji. Hetimet vijojnë, ndërsa priten zhvillime të tjera në një nga dosjet më të rënda mjedisore të viteve të fundit.

Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16
Top Channel/ Koshat e plehrave në flakë, përshkallëzohet protesta para Ministrisë
07/11 16:16
Top Channel/ Protesta kombëtare/ Protesta e të rinjve po mbështet nga partitë e opozitës
07/11 15:40
Top Channel/Sot protesta kombëtare/ U thirr nga të rinjtë dhe nga PD. Grumbullim para kryeministrisë
07/11 15:39
Top Channel/ “Ju ka mbaruar koha”, përplasje fizike mes demokratëve dhe protestuesve te Ministria e Arsimit
07/11 15:35
Top Channel/ Tri operacione të komplikuara live në QSUT, mjekët shqiptarë i kryejnë me sukses
07/11 15:25
Top Channel/ Pallati, si pas bombardimit! Dy jetë të humbura dhe 15 familje pa shtëpi
07/11 15:17
Top Channel/ Sekuestrohen 300 tonë mbetje, Prokuroria sekuestron pluhurin e rrezikshëm të Albchrome
07/11 15:16
Top News – Karakaçi vlerëson zgjerimin e bazës së Wizz Air në Aeroportin e Tiranës
07/11 15:14
Top Channel/ Momenti kur shoqërohet protestuesi të Ministria e Arsimit, policia në gatishmëri
07/11 15:03
Top Channel/ “Berisha mos si qeni”, debat mes protestuesve të PD-së dhe atyre te Ministria e Arsimit
07/11 15:02
Top Channel/ Studentët kordon me banderole, refuzon PD t’i afrohet protestës së tyre
07/11 15:00
Top Channel/ Protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit, shoqërohet një person nga policia
07/11 14:44