Gazmend Buccpapaj vijon të jetë në kërkim nga policia e shtetit për vrasjen e Egli Pashollarit, ngjarje që u regjistrua mesditën e së premtes në kryqëzimin e rrugës Kongresi i Lushnjes në kryeqytet. Ofendimet për radhën e kalimit të automjetve në këtë rrugë që më pas degradoi në përplasje fizike mes autorit dhe viktimës, u përshkallëzua në përdorimin e thikës nga Bucpapaj, i cili goditi disa herë më thikë 31 vjecarin Egli Pashollari, i cili për pasojë ndërroi jetë në spital.