Ernejt Shyti është një vrasës me pagesë. Atij i ishin premtuar 50 mijë euro, në rast se do të arrinte të vriste biznesmenin Behar Sofia. Por, nuk arriti të merrte paratë, pasi mesa duket nuk e ka çuar ashtu si duhet porosinë e marrë, Fakti që u zbulua e ka lënë tashmë jo vetëm pa sasinë e parave të premtuar, por edhe me akuzën e rëndë, nga e cila mund të përfitojë vetëm si dëshmitar, apo i pandehur i Drejtësisë.