Ernejt Shyti një nga 4 vrasësit me pagesë të arrestuar pak ditë më parë nën akuzën e vrasjes së biznesmenit Behar Sofia ka dhënë dëshminë e tij të dytë, duke treguar detaje sesi e siguruan foton e 66 vjeçarit dhe si e ndiqnin atë për më shumë se një muaj. Në dëshminë e tij dhënë para hetuesve, vrasësit të 66-vjeçarit Behar Sofia, Ernejt Shytit, i është treguar një fotografi dokumenti e objektivit që duhej të eliminonte.