Dy autorët e vrasjes së biznesmenit shqiptar Xhani Topalli në Rodos kanë dalë këtë të shtunë përpara gjykatës, ku u njohën me masën e sigurisë. Familjarë të viktimës janë revoltuar në momentet kur kanë parë mbërritjen e autorëve të krimit, konkretisht babai 53 vjec dhe djali I tij 20-vjecar. Përpara gjykatës së Rodosit janë dëgjjuar thirrjet ‘të kalben në burg’, duke i bërë thirrje drejtësisë. Ndërkohë mjekësia ligjjore konfirmoi shkaqet e vdekjes, ku viktima ka marrë dy goditje të forta në kokë. Ai ka humbur jetën menjëherë në vendin e ngjarjes. Autori i krimit është një i njohur i biznesmenit shqiptar, ku i kishte borxhe këtij të fundit. Në krim mori pjesë edhe i biri, i cili ndihmoi babanë të fshihte trupin.