Ervin Shahini alias Spartak Lazaj, i dënuar me burgim të perjetshëm është ekstraduar nga Korea e Jugut drejt Shqipërisë. Ai u arrestua në kuadër të operacionit policor të përbashkët të koduar “Suporti” falë bashkëpunimit të Drejtorisë së Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Policinë e Shtetit, Prokurorisë së Përgjithshme dhe autoriteteve policore të Koresë së Jugut.