Top News – ‘Vrasësi i qyteteve’, më i rrezikshëm / NASA rrit shanset që të godasë Tokën në 2032
19/02/2025 13:24

Sipas të dhënave të fundit nga NASA, shanset që një asteroid të godasë Tokën në vitin 2032 tani janë 1 në 32, ose 3.1 për qind. Më 7 shkurt, NASA rriti gjasat që asteroidi të godasë Tokën nga 1.2 përqind në 2.3 përqind. Më pas probabiliteti shkoi në 2.6 për qind dhe së fundmi u përditësua në 3.1 për qind, sipas Qendrës së NASA-s për Studimet e Objekteve Afër Tokës. Shkencëtarët kanë ndjekur vazhdimisht asteroidin, 2024 YR4, që kur u zbulua për herë të parë më 27 dhjetor. NASA vlerëson se asteroidi ka një diametër prej40 deri në 90 metra. Agjencia tha se asteroidi mund të godasë Tokën më 22 dhjetor 2032. Ajo e vendosi 2024 YR4 në një listë rreziku pasi probabiliteti i goditjes së asteroidit kaloi 1 për qind më 27 janar, duke sjellë një njoftim zyrtar nga Rrjeti Ndërkombëtar i Paralajmërimit të Asteroideve. Korridori i rrezikut për 2024 YR4, rajoni i Tokës që mund të preket, përfshin Oqeanin Paqësor lindor, Oqeanin Atlantik, Detin Arabik, Afrikën, Azinë Jugore dhe pjesë të Amerikës së Jugut. Ai rajon përfshin disa nga qytetet më të populluara në botë, duke përfshirë Bogotanë në Kolumbi, Mumbain dhe Chennain në Indi dhe Lagosin në Nigeri. Tani për tani, 2024 YR4 po largohet nga Toka por shkencëtarët do ta monitorojnë atë deri në prill dhe më pas përsëri në qershor 2028, kur të kthehet në afërsi të Tokës. Ndërsa shkencëtarët vazhdojnë studimin e trajektores së asteroidit dhe kuptojnë më mirë orbitën e tij, probabiliteti që ai të godasë Tokën ka të ngjarë të zvogëlohet.

Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54