Ashtu sikurse edhe pritej, Gjykata e Fierit caktoi masën e sigurisë arrest me burg për Klodian Çalamanin, vrasësin e 8 vjeçarit Mateo Vasiu. Gjykata e mori këtë masë pa praninë e 38-vjeçarit, për shkak të tensioneve të shkaktuara në ambientet e jashtme nga familjarët e revoltuar të Mateos. Familjarë dhe jo vetëm mësynë drejt dyerve të Gjykatës duke kërkuar drejtësi për ngjarjen e rëndë.