Më 9 tetor mbushen 80 vite nga lindja e John Lennon ndërsa më 8 dhjetor, 40 nga vdekja e tij. Në 1980, Mark David Chapman, e qëlloi me pesë plumba ish këngëtarin e Beatles, jashtë shtëpisë së tij. Vrasësi tani ka kërkuar për të 11 herë lirimin e tij me kusht, por kërkesa e tij është refuzuar sërish. E për përsëritjen e kërkesës do të duhet të presë tani edhe dy vite të tjera.