Të tjera detaje janë zbardhur nga mediat italiane, lidhur me Orjol Lamen, 32 vjecarin që shkaktoi aksidentin tragjik në Reggio Emilia duke i marrë jetën 4 personave. Teksa prokuroria ka nisur hetimet për veprën penale vrasje, pasi nga testi i kryer rezultoi se 32 vjecari ishte nën efektin e drogës dhe alkolit në momentin që u përplas me një ndërtesë, organi i akuzës ka mësuar se Lame ka qenë i arrestuar më parë në Itali.