Top News – Vrasës serialë e gjakftohtë / Profili i 200 të burgosurve që do të vijnë nga Anglia
22/07/2023 17:04

Grupi i parë prej 200 të burgosurish shqiptarë që do të riatdhesohen nga Britania e Madhe përbëhet nga persona që janë dënuar me akuza nga kultivimi i hashashit e shpërndarja e drogës, te vrasës serial. Mediat britanike kanë siguruar disa emra në listën e parë të atyre që do të vuajnë dënimin në burgjet shqiptare, sipas marrëveshjes së nënshkruar mes dy qeverive. Në listë, thotë ‘The Telegraph’ janë 17 vrasës, mes të cilëve edhe Mane Driza, 45-vjeç i njohur me pseudonimin ‘Scarface’ dhe i dënuar si vrasës serial. Ai është gjetur fajtor për pesë vrasje dhe gjykatat britanike e kanë dënuar me 336 vite burg. Ai do të deportohet sipas një marrëveshjeje të ratifikuar javën e kaluar, ku Britania do t'i paguajë Shqipërisë 4 milionë paund në vit për të rimarrë 200 nga kriminelët më të rrezikshëm shqiptarë të burgosur për vepra penale, përfshirë vrasjen, përdhunimin, vjedhjen me banesa dhe tregtimin e drogës. Ata do të kryejnë të njëjtën kohë dënimi siç do të kishin bërë në Britaninë e Madhe. Dy nga pesë vrasjet e Drizës janë bërë në Shqipëri në vitin 1997, kur ekzekutoi babë e bir. Më pas u arratis drejt Britanisë së Madhe me një emër të rremë. Në 1999 vrau në ishull shqiptarin Stefan Mone, duke e goditur 120 herë me thikë dhe sëpatë. U largua nga Britania e Madhe në drejtim të Siçilisë, ku gjashtë muaj më vonë vrau dy persona të tjerë pas një zënke në lokal.

Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50
Top News – Vjen stuhia e frikshme: Rrini në shtëpi! Rrugët të shkreta, mbyllen shkollat në Portugali
11/11 13:39
Top News – ‘Vilajeti i Mizogjinistanit’ kërcënon Italinë: Do ju shkatërrojmë! Evakuohen 300 shkolla
11/11 13:36
Top News – Irani kërcënon Trumpin / Nuk heq dorë nga uraniumi, asnjë grimcë s’del nga vendi
11/11 13:35
Top News – Sulm terrorist në bazat britanike/Mesazhe të koduara nga burgu, zbardhet komploti iranian
11/11 12:38
Top Channel/ Përplasje në BE për financimin e Ukrainës, kryeministri sllovak: Merz po bën shantazh
11/11 12:25
Top Channel/ “Britma nga ferri’: Sulme ndaj Iranit, telefonatë e tensionuar e Trump me Netanyahu-n!
11/11 12:09
Top News – Numër rekord arabësh në parlamentin e ri / Izrael, Netanyahu një hap më pranë largimit
11/11 11:57
Top News – Trump për Hegseth: Patriot i vërtetë! Sekretari i luftës nuk shkarkohet, dështon hetimi
11/11 11:53
Top News – ‘Hyni të gjithë në bunkerë!’ Po vijnë dronë nga Rusia, NATO ngre avionët luftarakë
11/11 11:52