Të pakën pesë persona janë plagosur në ditën e parë të festivalit "Vrapimi i Demave" në Spanjë. Tre nga të plagosurit, një amerikan, 61 vjeç, dhe dy spanjollë të moshës 20 dhe 34 vjeç, janë dërguar me urgjencë në spital. Festivali i famshëm spanjoll sheh gjashtë dema që vrapojnë nëpër rrugët e Pamplonës duke ndjekur një turmë vrapuesish që kërkojnë emocione.