Policia e Fierit ka arrestuar një person të dytë me akuzën se në bashkëpunim me 18-vjeçarin Florian Muka vranë me thikë 19-vjeçarin Grei Bihuci në ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e hënë në bulevardin Jakov Xoxa të qytetit. Policia njofton se në pranga ka përfunduar shtetasi me inicialet, K. M., 17 vjeç, banues në fshatin Kallm i Madh. Ai dyshohet se në bashkëpunim me Florian Mukën dhe pas një konflikti për motive të dobëta, kanë vranë me thikë Grei Bihucin dhe plagosën 20-vjeçarin me inicialet O.S., që është në spital jashtë rrezikut për jetën.