Më shumë se 27 vjet heqje lirie janë dënuar dy marokenë, që vranë në Itali të riun shqiptar Atiljo Ndrecaj vetëm 23 vjeç, ngjarje e ndodhur në 2 korrik të vitit 2021. Abdel Hoshush u dënua nga Gjykata e Mantua në Itali me 16 vjet e 8 muaj burg, ndërsa bashkëatdhetari i tij Bouch Bouchta me 10 vjet e 8 muaj, që të dy të akuzuar për vrasje në kushte ekstreme.