Pasi dështuan të merrnin pafajësi në Gjykatën e Apelit, Faik e Shkëlzen Buci kërkojnë të shpëtojnë nga burgu, duke dorezuar një kërkesë në Gjykatën e Lartë. Babë e bir akuzohen për vrasjen e më pas fshehjen e trupit të Eglantina Bucit, vajza e e Faik Bucit, teksa Gjykata e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit I kanë dënuar me nga 25 vite burg secilin. Hetimi tregoi se Eglantina, në atë kohë 23 vjeç, u mor në makinë nga i vëllai Shkëlzeni, siç thotë Prokuroria me kërkesë të babait Faik Buci dhe u ekzekutua me armë zjarri në Malin me Gropa, ku edhe iu fsheh trupi.