Një prej deputetëve të opozitës që votoi në Parlament për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta është edhe Besnik Troplini, i cili bën pjesë në grupin parlamentar të drejtuar nga Myslim Murrizi. Në rrjetet sociale ka qarkulluar një fotografi e Troplinit duke festuar me 500 euro në ballë. Këtë e ka publikuar zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, i cili thotë se “deputeti me votë në ballë” i siguroi pushimet edhe këtë vit. “Deputeti me “votë” në ballë, i grupit “antikorrupsion” të murrizëve, në pritje të direktivave nga përtej “oqeanit”.