Katër rajone ukrainase, që pjesërisht kontrollohen nga Moska, kanë hyrë në ditën e dytë të të ashtuquajturave referendume për bashkim me Federatën Ruse. Këto referendume, që Perëndimi i konsideron të paligjshme, kanë nisur më 23 shtator dhe do të vazhdojnë deri më 27 shtator. Autoritetet e vendosura nga Moska, kanë bërë të ditur se referendumet për t’iu bashkuar Rusisë mbahen në Luhansk, Donjeck, Herson dhe Zaporizhja - të gjitha në juglindje të Ukrainës. Ky veprim konsiderohet i paligjshëm sipas Ligji ndërkombëtar dhe është dënuar nga Ukraina, Perëndimi dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara.