Anëtarësia e Partisë Demokratike është thirrur për të votuar në atë që kreu i saj, Sali Berisha e ka konsideruar si referendum votëbesimi për të. Fleta e votimit përmban pyetjen ‘votëbesimi për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha’ dhe në të janë tre alternativat, pro, kundër dhe abstenim. Që prej orës 08:00 ka nisur procesi i votimit në 90 qendra dhe 77 degët e partisë.