Top News – Votat e Greqisë do të numërohen. Kolegji Zgjedhor jep vendimin, rrëzon kërkesën e PD
16/05/2025 18:12

Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike dhe la në fuqi vendimin e Komisionit për Ankesat dhe Sanksionet, që detyron komisionerët e KZAZ-së së diasporës që të numërojnë fletët e votimit të ardhura nga Greqia. Bëhet fjalë për 53 mijë zarfe që kundërshtohen nga Partia Demokratike me arsyetimin se shumica e tyre kanë ardhur jashtë rrugës zyrtare në KQZ dhe janë manipuluar. Më herët edhe komisioneri shtetëror i zgjedhjeve urdhëroi numërimin e 53 mijë zarfeve. Vendimi i Celibashit u ankimua nga PD fillimisht në KAS dhe më pas në Kolegjin Zgjedhor. Beteja për votën e emigrantëve në Greqi vijon prej ditësh. PS shpreson që me votën e tyre të përmbysë rezultatin në Qarkun e Lezhës dhe të konsolidojë mandatet në Fier dhe Vlorë. Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor është vendosur që numërimi në KZAZ-në e Diasporës të ngritur në Parkun Olimpik në Tiranë të rifillojë paraditen e së shtunës. Të dhënat zyrtare nga KQZ tregojnë se janë numëruar 147 mijë vota të diasporës nga 194 mijë në total. Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave për partitë, pritet që të nisë numërimi i votës për kandidatët.

Top News- “Edi Rama zgjat fundin e tij të pashmangshëm”, Berisha: Të mbështesim studentët
20/10 19:26
Top Channel/ Balla flet për ligjet e integrimit që kanë marrë OK, nga BE dhe duhen miratuar
20/10 12:22
Top Channel/ Rama fton në dialog të rinjtë, kryeministri takon drejtuesit e gjimnazeve
20/10 12:21
Top Channel/ “Kush dhunon do të ndiqet nga hija e shtetit”/ Rama: Arrestimet e policisë të ligjshme
20/10 09:26
Top Channel/ ‘Të rrish nën shiun e këtyre gurëve…’, Rama: S’ka asnjë reagim disproporcional
20/10 09:15
Top Channel/ “Po diskutojmë uljen e moshës për dënimin penal”/ Rama: Me gurin keni vetëm dy mundësi…
20/10 09:15
Top Channel/ ’Ky agresion është 360 gradë’, Rama: Shqetësimet janë reale, por kjo situate po…
20/10 09:15
Top Channel/ ‘Padije dramatike’, Rama: Kur pashë dje që vandalizonin librin e Fishtës, mendova…
20/10 09:14
Top Channel/ ‘Situata jonë më e komplikuar’, Rama: Një pjesë e vajzave dhe djemve të rinj janë…
20/10 09:14
Top News – ‘Policia, jo mburojë e Ramës’. Berisha: Nuk dëgjoi protestat paqësore, tani do dialog
19/10 19:38
Top News-Berisha fajëson edhe SPAK për protestat: Humbi legjitimitetin! U kthye në organizatë partie
19/10 17:05
Top Channel/ ‘Dorëzoni detyrën, hidhni kapelet’, Berisha apel Policisë: Qëndroni në anën e drejtë…
19/10 12:21
Top Chanenl/ ‘Ky është birbo’,Berisha për Ramën: E krahason veten me Macron dhe quan protestuesit…
19/10 12:15
Top Channel/ ‘Kjo masë protestuesish ka nevojë për psikolog’, Rama: Rusia dhe Irani të përfshirë
19/10 10:28
Top Channel/ ‘Sulm i verbër nga një organizatë e shpallur terroriste’, Rama: Nuk është revoltë për…
19/10 09:43
Protestuesit “strehohen” në selinë e PD-së, policia i pret jashtë dere/ Këlliçi:Policia na hodhi gaz
18/10 21:49
Top Channel/ Berisha përshëndet kongresmenët: Protesta do t’i japë fund kësaj qeverie
18/10 15:10
Top Channel/ “Më bindni pse duhet të iki”/ Rama pas 5 ditësh protestash: Nuk po sfidohem unë, por…
18/10 12:20
Top Channel/ ‘Matufi mbart misionin e mbrapshtë’, Rama:Hyjnizojnë dhunën dhe…
18/10 12:02
Top Channel/ ‘Pengje të ‘grupit të zjarrit’, Rama për studentët: Një dorë e huaj po frymëzon…
18/10 11:45