Top News – Vonesat e vaksinës/ Ndalohet imunizimi në shumë vende evropiane
22/01/2021 19:50

Vaksinimi në disa pjesë të evropës është ngadalësuar dhe në disa raste është ndalur krejt për shkak të reduktimit të furnizimeve me vaksinën e Pfizer dhe Biontech. Kompania farmaceutike amerikane tha se është detyruar të ndërpresë furnizimet përkohësisht në një kohë kur rastet në shumë vende evropiane rriten. Gjermania ka arritur kuotën e 50 mijë viktimave dhe spanja ka parë shifra rekord infektimesh. Italia dhe polonia kanë kërcënuar me aksione ligjore pas reduktimit të vaksinave. Duke reaguar ndaj vonesave, kryeministri hungarez, Viktor Orban, tha se BE duhet të mbajë një pjesë të përgjegjësisë pasi po vonon miratimin e vaksinës së oxfordit dhe astrazeneca-s që pritet në fund të javës së ardhshme. Hungaria, ka arritur një marrëveshje me rusinë për të blerë sasi të mëdha të vaksinës ruse sputnikV edhe pse ajo nuk është miratuar në BE. Në Itali, vaksinimet kanë rënë nga 80 mijë në ditë në një mesatare prej 28 mijësh, të shtunën e kaluar. Disa rajone kanë parë 60 për qind rënie të dozave. Gjermania, ku Biontech e ka qendrën, ka disa lande që kanë mungesë vaksinash me north rhine ëestphalinë në perëndim që ka ndaluar baksinimet në spitale dhe në shtëpitë e kujdesit. Dhënia e dozës së dytë po vazhdon por disa qendra për personat mbi 80 vjec nuk do të hapen deri muajin e ardhshëm. Në madrid po ashtu është ndalur përkohësisht vaksinimi i personelit shëndetësor pasi autoritetet thonë se kanë marrë vetëm gjysmën e dozave të pritshme. Rumania ka paralajmëruar se rezervat e vaksinës do të zerohen në fund të javës së parë të shkurtit ndërsa qeveria ceke ka paralajmëruar se reduktimi i shpërndarjes ka shkaktuar vështirësi të mëdha. Polonia në anën tjetër ka parë 50 për qind rënie të numrit të vaksinave të bëra këtë javë. Nëse situata bnuk do të kthehet në normalitet muajin e ardhshëm, atëherë varshava thotë se do të ndërmarrë nisma ligjore.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20