Shefja e Komisionit Europian, Von der Leyen, bëri një vizitë befasuese në Kiev të shtunën për të biseduar kokë më kokë me presidentin Volodimir Zelensky për integrimin e Ukrainës në BE. Von Der Leyen, tha se Komisoni do të finalizojë "deri në fund të javës së ardhshme" opinionin e tij, nëse Ukraina duhet të jetë një vend kandidat për t'iu bashkuar BE-së apo jo. Ndërkohë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, tha se përgjigja pozitive do të ishte një hap i rëndësishëm për vet Bashkimin Evropian. Në fund të muajit shkurt, Ukraina ka dorëzuar aplikacionin për anëtarësim në Bashkim Evropian. Pavarësisht se disa ligjvënës të BE-së e mirëpritën aplikimin, anëtarësimi i Ukrainës duket ende proces i largët.