Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen përcolli përmes rrjeteve sociale dy kërkesat, që Bashkimi Europian ka ndaj Shqipërisë. ‘Isha shumë e lumtur që e nisa turin tim në Ballkanin Perëndimor nga Shqipëria. I dashur Edi Rama, ti po punon fort për të realizuar ëndrrën europiane të shqiptarëve. Shqipëria është në pararojë të procesit të anëtarësimit. Fokusi te reformat, nga drejtësia te mjedisi është çelësi bashkë me dialogun me shoqërinë civile. Objektivi është i arritshëm dhe kështu arrihet! Komisionerja e shpërndau këtë mesazh përmes rrjeteve sociale në një kohë që vetë fizikisht ishte në Prishtinë, ku po mbante konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Albin Kurti.