Një ditë pas përcjelljes për në banesën e fundit me nderime shtetërore të Ratko Mlladiç, ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Sërpska, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar duke i cilësuar tronditëse pamjet nga ceremonia e mbajtur të hënën. Përmes një postimi në X, presidentja e KE, ka shprehur keqardhje të thellë për elementet e mbështetjes zyrtare dhe praninë e disa zyrtarëve të lartë serbë.