Grabitësi që plagosi shëtitësin e qenve të Lady Gagës gjatë një vjedhjeje është dënuar me 21 vjet burg. Para dhënies së vendimit, James Hoëard Jackson nuk shfaqi asnjë pendesë për krimin e kryer. Ndërkohë shtitësi i qenëve ka deklaruar para gjykatës se ato të shtëna kishin ndërruar tërësisht jetën e saj. Ndërsa zyra e Prokurorit të Qarkut të Los Anxhelosit e quajti sulmin një akt dashakeq dhe të dhunshëm.