Goditen një grup kriminal që kryente vjedhje me armë dhe dhunë. Policia e Himarës zbardhi episodet e grabitjes së tre vilave në Dhërmi, Golem dhe Kavajë dhe vendosi në pranga dy shtetas si dhe shpalli në kërkim një tjetër, me precedent të theksuar kriminal për vjedhje, brenda dhe jashtë vendit.