Tre punonjës të Bashkisë së Vlorës janë pezulluar nga detyra që prej datës 19 dhjetor 2025, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë karburant nga mjetet e punës në Pikën e Grumbullimit të Mbetjeve. Në lidhje me rastin ka nisur procedimi disiplinor edhe ndaj një efektivi të Policisë Bashkiake.