Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare kanë finalizuar operacionin e koduar “Inventari”, pas kallëzimit të administratores së një subjekti në fushën e prodhim/tregtimit të kafesë, se kishte konstatuar vjedhjen e një sasie të madhe produkti. Uniformat blu kanë vënë në pranga dy magazinierët e punësuar pran subjektit si dhe është vënë në hetim shpërndarësi. Sipas hetimeve, tre shtetasit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrat, gjatë një periudhe trevjeçare, kanë vjedhur 40 000 kilogramë kafe, nga shitja e së cilës kanë përfituar 800 000 euro.