Biznesmeni Behgjet Pacolli paralajmëron ankimim në gjykatat e arbitrazhit ndërkombëtar në rast se qeveria vendos në mënyrë të njëanshme heqjen e koncesionit të Aeroportit të Vlorës. Përmes një deklarate në rrjetet sociale, Pacolli thotë se deri më tani kompania Mabco nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar nga Ministria e Infrastrukturës dhe se lajmin e ka marrë vesh vetëm përmes mediave.