Një grua rreth moshës 50 vjeç duke ecur në bulevardin “Ismail Qemali” është rrëzuar përtokë. Pas rrëzimit gruaja ka humbur jëtën. Vdekja dyshohet se i ka ardhur pasi ka plasur kokën në një prej bordurave të bulevardit të Vlorës. Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit rajonal të qytetit.