Reshjet intensive kanë shkaktuar përmbytje në qytetin e Vlorës, duke shkaktuar dëme materiale. Uji është futur edhe në bizneset e qytetit bregdetar. Edhe mëngjesin e kësaj të shtune uji në rrugët e qytetit nuk është larguar, ndërsa shihet se qytetarët kanë nisur të largojnë ujin nga banesat e bizneset.