Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale këtë të shtunë, kryedemokrati Sali Berisha komentoi edhe cështjen e ish shefes së SHISH, Vlora Hysenit. Sipas tij, Hyseni po i kthen reston bashkëpunëtorëve që e tradhtuan. ‘Vlora Hyseni arrestohet apo shpallet urdhër arresti në një kohë kur ajo nuk ishte në qeveri, çka dëshmon se qeveritarët aktualë donin me çdo kusht që ajo të kthehet. Por ajo u kthye dhe me sa duket është kthyer për t’u dhënë restin bashkëpunëtorëve të vet që e tradhtuan, sipas saj. Ndaj dhe zhvillimet e mëpastajme do jenë po të këtij kalibri, po të këtij niveli.’ Po ashtu, Berisha i ka uruar mirëseardhjen ambasadorit amerikan në Shqipëri, Eric Ëendt me shpresën se do të japë një ndihmë të madhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.